Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Mexhiti: Respekt masksimal për të gjithë veteranët e arsimit shqip

1 min read

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti ka uruar Ditën e Mësuesit duke shprehur shumë respekt për të gjithë kontribuesit.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Mexhitit.

Të dashur mësimdhënës dhe shumë të respektuar veteranë të arsimit shqip, veprimtaria dhe kontributi juaj ndër gjenerata na bën të ndjehemi mirënjohës dhe krenarë gjithmonë.

Andaj, ju uroj nga zemra 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!