Mexhiti, Taravari braktis ndryshimin dhe bashkohet me listën e zezë të BDI-së

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar ashpër ndaj largimit të Arben Taravarit nga koalicioni dhe Qeveria. Në një deklaratë të fuqishme dhe emocionale, Mexhiti shprehet:

  • “Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.

  • Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.

  • Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.

  • Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.

  • Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari – intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua – ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.”

Mexhiti thekson se koalicioni VLEN do të vazhdojë rrugën e ndryshimit dhe u bën thirrje të gjithë atyre që ndihen të mashtruar e të tradhtuar, që të bashkohen me ta:

“VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim. Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!”

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights