Michel beson gjithashtu se në Samitin e dhjetorit, liderët e BE-së duhet të japin dritën jeshile për fillimin e negociatave formale të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
– Dhjetori do të jetë një moment i rëndësishëm. Do të jetë një takim i vështirë, një Këshill Evropian i vështirë. Nuk do t’i nënvlerësoja sfidat… Në dhjetor, Këshilli Evropian duhet të marrë disa vendime për Ukrainën, për Moldavinë dhe nëse do t’i hapim negociatat, tha Michel.
Sipas tij, BE-ja ka dhënë sinjale të qarta muajt e fundit duke i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Union.
“Ne dërguam një mesazh të qartë jo vetëm nga Këshilli Evropian, por edhe nga shumë liderë individualë se duhet të përshpejtojmë procesin dhe të bëjmë përpjekjet e nevojshme”, shtoi Michel në intervistë.