Për të pasur një ekonomi të fortë dhe një vend të zhvilluar, në të cilin do të sundojë ligji, është e nevojshme që Qeveria dhe institucionet të jenë transparente dhe të përgjegjshme. Gjithashtu duhet racionalizimi i administratës shtetërore dhe institucioneve, sepse kemi institucione me role dhe kompetenca të dyfishta, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

– Do të investojmë në dixhitalizim që do të lehtësojë dhe përmirësojë punën dhe do të ulim korrupsionin e vogël administrativ.
Ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’i mbajtur njerëzit në shtëpi, për t’u dhënë atyre punë dhe të ardhura më të larta. Për një kohë të shkurtër do të ketë një grup politik që do të merret seriozisht me shtetin, shton Mickoski.

By vull