Mickoski: Dyfish është rritur buxheti për shkencën dhe veprimtarinë shkencore

Për momentin kemi dy thirrje të shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rreth 340 milionë denarë janë vënë në dispozicion për financimin e projekteve dhe aplikimeve kërkimore-shkencore”, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, duke theksuar se është dyfishuar buxheti për shkencën dhe veprimtarinë shkencore.
Ai u bëri thirrje kolegëve të mi nga Universitetet të dorëzojnë kërkesë, kjo është shumë e rëndësishme.
“Por në të njëjtën kohë, dua të them se fondi total për shkencën është rritur mendoj nga diku rreth 5.5 milionë euro në vitin 2024, në 670, 680 milionë denarë, pothuajse dyfish më shumë në vitin 2025. Sigurisht, kjo nuk është e mjaftueshme”, theksoi kryeministri.
Si një njeri që vjen nga shkenca, që vjen nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, nuk është e mjaftueshme, duhet edhe më shumë, por mendoj se është më mirë sesa që ishte në të kaluarën.
Shpreson që në vitet që pasojnë do të kemi edhe më shumë për të ofruar për shkencën, sepse, siç theksoi shkenca është motori i zhvillimit të një shteti.