Mickoski në SHBA u takua me familjen Rusi, me origjinë nga Dibra

Kryeministri i Qeverisë, Kristijan Mickoski, së bashku me anëtarë të delegacionit me të cilin ndodhet në Uashington, ka realizuar një takim me familjen Rusi, me origjinë nga Dibra, e cila ka gjenerata të tëra që jetojnë në SHBA.

Në rrjetet sociale ai njoftoi se gjatë takimit është biseduar për mundësitë për forcimin e lidhjeve me diasporën, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për qytetarët.

„Në kuadër të vizitës në SHBA, së bashku me bashkëpunëtorët e mi realizova një takim me familjen Rusi – një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila ka gjenerata të tëra që jetojnë dhe punojnë në SHBA. Ata janë një shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që nuk e kanë harruar atdhenë e tyre dhe duan të ndihmojnë për avancimin e tij. Biseduam për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët“, shkroi Mickoski në Facebook.

Ai beson se vetëm së bashku, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, mund të punojmë bashkërisht për ndërtimin e një Maqedonie stabile dhe prosperuese.

„Na nevojiten të gjithë ata që mund të kontribuojnë – dhe atje dhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që e meritojmë“, shkroi Mickoski.

Ai, këto ditë, pas inagurimit të presidentit amerikan, po takohet me përfaqësues të diasporës. Dje, pati një takim me emigrantët nga New Jersey dhe vizitoi kishën Shën Nikolla.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights