Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së synon ta transformojë seriozisht Maqedoninë si shtet , premton lideri Hristijan Mickoski.

Në mandatin e ardhshëm sfida jonë kryesore do të jetë arritja e atyre kritereve që janë pjesë e marrëveshjes kolektive. Sepse ka kontratë kolektive, por nuk respektohet. Ne i qëndrojmë atij premtimi se nga tre denarë akcizë, përveç sportit dhe kulturës, një denar do të shkojë për arsimin, që janë rreth 800 milionë denarë në vit. Si një stimul shtesë për procesin arsimor. Synimi ynë do të jetë që përmes politikave të kemi sukses në mbajtjen e të rinjve këtu dhe politikat arsimore janë vendimtare për ne.

By vull