Milano, golat e Iniesta-s frymëzim për Barcelonën para duelit me Interin

Barcelona i shkon mysafire Interit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duel që do të përcaktojë finalistin e parë të edicionit aktual, me finalen e madhe të planifikuar në fund të këtij muaji në Mynih.

Katalanasit nuk arritën të fitojnë në “Montjuïc”, ku ndeshja përfundoi me barazim 3-3, dhe tani do të duhet të triumfojnë në Milano për të siguruar biletën për në “Allianz Arena”. Detyrë aspak e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, por gjithçka mbetet e hapur, pasi rregulli i golit në fushë kundërshtare tashmë nuk është në fuqi.

Legjenda e klubit, Andres Iniesta, që e di shumë mirë çfarë do të thotë të luash dhe të fitosh finale të Ligës së Kampionëve, ka tentuar të motivojë ekipin me një postim emocional.

Ai ka publikuar golin e tij të paharrueshëm ndaj Chelseat në vitin 2009, gol i shënuar në fund të ndeshjes, që i dha Barcelonës kualifikimin për në finalen e Romës, ku më pas ekipi i Guardiolës triumfoi ndaj Manchester United.

“Forca Barcelona, për edhe një finale tjetër”, ka shkruar Don Andres në rrjetet sociale, duke ndarë momentin legjendar ndaj “bluve”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights