Mali i Zi është më afër Bashkimit Evropian se sa kandidatët e tjerë dhe besoj se perspektiva e anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE para vitit 2030 është mjaft reale dhe e mundshme, tha presidenti i vendit Jakov Milatoviq në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen.
Milatoviq shprehu kënaqësinë që pas “viteve të një qëndrimi më pasiv ndaj Ballkanit Perëndimor dhe një periudhe të gjatë reflektimi për fatin e procesit të zgjerimit, këto çështje janë sërish në krye të agjendës së BE-së”.
Von der Leyen deklaroi se zgjerimi është në krye të prioriteteve të BE-së.
– Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi më i avancuar në BE dhe më vjen mirë që jeni të vendosur ta mbani atë pozicion. Mesazhi im i parë është që tani duhet të përqendroheni në detyrën e anëtarësimit dhe së bashku duhet ta përfundojmë atë proces, tha von der Leyen.
Ajo shtoi se detyra e dytë është afrimi i ekonomive të Malit të Zi dhe BE-së.
– Mali i Zi ka potencialin të bëhet furnizuesi kryesor i energjisë elektrike në këtë rajon, presidenti i KE-së.
I pyetur se sa realiste është që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së edhe para vitit 2030, Von der Leyen thekson se nuk ka nevojë të pritet.