Home / Teknologji / Miliarderi i rastësishëm që tani menaxhon 600 mijë dyqane

Miliarderi i rastësishëm që tani menaxhon 600 mijë dyqane

Numri i miliarderëve gjermanë është duke ardhur në rritje- tashmë janë dyfishi i tetë viteve më parë, 200 në total. Sipas gazetës Bild, në krye të listës është familja Quandt, që ka në pronësi makinat BMW.

Loading...

Por në mes të miliarderëve të bie në sy edhe emri i Tobias Luetke. Tobias kush? 37-vjeçari ka një pasuri prej 1.2 miliardë euro. Por si e ka bërë pasurinë?

Është një histori e rastësishme suksesi. Luetke nuk ishte i zellshëm në shkollë, madje nuk shkoi dot as në gjimnaz, por në shkollën reale. Kohën e kalonte kryesisht në kompjuter duke kërkuar dhe programuar.

Pas klasës së dhjetë, ai e la shkollën dhe nisi një kurs për programim, të cilin e braktisi shumë shpejt. Gjatë kohës që luante online u njoh me Fiona McKean, me të cilën u dashurua.

Në moshën 22-vjeçare u vendos në Kanada tek prindërit. Pa para, pa punë. Nga nevoja vendosi që të shiste online snoubords. Për këtë arsye përgatiti një softuer të mirë, të cilin e programoi vetë. Ky softuer tashmë njihet me emrin Shopify dhe ka më shumë se 600 mijë dyqane online. Në bursën e Nju Jorkut ka një vlerë prej 13 miliardë eurosh. Ai ka 11 për qind të aksioneve.

Pavarësisht se është kaq i pasur, ai është tip i thjeshtë. Preferon rroba sportive dhe në punë shkon me biçikletë. Pas suksesit financiar u martua me të dashurën e adoleshencës, Fionën. Kanë tre fëmijë së bashku.

Loading...