Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

1 min read

Kundërshtari i Gjukanoviqit, Jakov Milatoviq, mori mbështetje nga kandidati i tretë në raundin e parë, Andrija Mandic, që matematikisht e bën atë favorit para votimit të 2 prillit.

Gjukanoviç tha se ishte i kënaqur me rezultatin e votimit dhe në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kreun e shtetit, ai paralajmëroi aktivizimin e një “rezervuari” shtesë votuesish, për të cilin pretendon se e di se ku ndodhet. Ai beson se Mali i Zi sot ka treguar kapacitetin e tij demokratik, se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë paqësore, në të cilën qytetarët shprehën lirisht vullnetin e tyre.

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, i cili kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka deklaruar mbrëmë se do ta mposht Milo Gjukanoviqin.

“Kjo është një fitore për të gjithë ata që mbajtën pishtarin e lirisë për 30 vjet, ata që u diskriminuan, kjo është një fitore për një Mal të Zi më të barabartë dhe më të drejtë”, tha ai dhe njoftoi se më 2 prill do të dërgojë Gjukanoviqin. në pension politik.

Verified by MonsterInsights