Në📍#Paris së bashku me sekretarin gjeneral të qeverisë, Metodija Dimovski në konferencën organizuar nga SIGMA lidhur me çështjet që ndërlidhen me Reformat e Administratës Publike, në kontekst të perspektivës së integrimit në Bashkim Evropian, për të ndarë mendimet dhe reflektimet tona në lidhje me reformën e nevojshme në administratën publike. Konferenca e sotme është një platformë e rëndësishme për të trajtuar sfidat dhe mundësitë që kemi për të përmirësuar funksionimin e sektorit publik.

🔘Administrata publike është një pjesë kritike e çdo shoqërie dhe është e detyruar t’ju shërbejë qytetarëve dhe bizneset në mënyrë efikase dhe transparente.Rruga drejt integrimit në BE zbuloi të gjitha mangësitë e sistemit tonë dhe siguroi një udhërrëfyes me synime të qarta dhe koncize për t’u arritur.

▪️Për këtë qëllim, ne jemi të përkushtuar ndaj proceseve të reformës për të rritur efikasitetin dhe transparencën.
Prioriteti ynë është që administrata publike të hyjë në erën digjitale. Duke përdorur teknologjinë dhe inovacionin, ne mund të lehtësojmë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet publike.

▪️Gjithashtu është e rëndësishme të kemi procese të hapura dhe transparente që të përmirësojnë llogaridhënien dhe të ulin shpërdorimin e burimeve.
Reformat në administratën publike duhet të jenë pjesë e një qëllimi më të gjerë për modernizimin dhe zhvillimin e shoqërisë së vendeve të rajonit, dhe për të siguruar gatishmërinë për anëtarësimin në 🇪🇺 në të ardhmen.

By vull