Home / Bota / Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbajti fjalim në Konferencën e Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën, në Turqi

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbajti fjalim në Konferencën e Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën, në Turqi

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot mbajti fjalim në kuadër të Konferencës së Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën “Për të mirën e të gjithëve”, që mbahet prej dt. 3 deri më 5 dhjetor në Stamboll të Turqisë, që e organizon Qeveria dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Turqisë, Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) dhe UNESCO.

Loading...

Ministri Ademi në fjalimin e tij para përfaqësuesve të lartë të më shumë shteteve në botë ka trajtuar shumë aspekte në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit midis aktorëve në turizëm dhe në kulturë. Ai ka potencuar se kjo konferencë është një mundësi e mirë që t’i ndajmë përvojat dhe njohuritë tona nga sfera e kulturës dhe lidhjes së saj me turizmin – si faktorë që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.

“Me këtë rast dua të theksoj se Republika e Maqedonisë është shtet multikulturor dhe multietnik me trashëgimi impresive kulturore, me të mira të patundshme të arkitekturës profane dhe sakrale, lokalitete arkeologjike dhe tërësi memorialësh nga epoka të ndryshme kohore. Këto përmendore janë atributi themelor për zhvillimin e turizmit kulturor dhe pikërisht për këtë bëjmë përpjekje që ato të prezantohen në forma të ndryshme, në bursa dhe panaire botërore të turizmit”, theksoi ministri i Kulturës. Ai ka informuar se në vitet e kaluara janë përkrahur shumë ekspozita të pasurisë kulturore të paçmueshme të lokacioneve relevante në metropolet e mëdha kulturore që kanë ndikuar fuqishëm për interesin e shtetit tonë dhe në rritjen e numrit të turistëve.

Ministri i ka përmendur edhe përpjekjet për promovimin e Republikës së Maqedonisë në kontekst ndërkombëtar nëpërmjet futjes së të mirave kulturore në Listën reprezentative të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Loading...