Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjártó, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë për vizitë pune në Maqedoni.

Fokusi i bisedimeve do të jetë procesi ynë i anëtarësimit në BE, marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe tema të tjera aktuale të politikës së jashtme, thuhet në MPJ.

By vull