Ministri Murtezani në Madrid me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ndërkombëtar për administratë publike

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Madrid, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ndërkombëtar për administratë publike (FIAP), Tobijas Jung Altroge, në të cilën diskutuan progresin aktual dhe sfidat kryesore në procesin e reformës të administratës publike (RAP) në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Murtezani informoi për aktivitetet aktuale dhe vëmendjen e lartë politike që i përkushtohet procesit të reformave në administratën publike, përmes punës së Këshillit për reforma në administratën publike, i cili është nën udhëheqjen e Kryeministrit. Nga seanca konstituive e Këshillit, e mbajtur pas miratimit të Strategjisë së re për reforma në administratën publike 2023 – 2030, po ndërmerren aktivitete për zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e saj përmes sistemit për ndjekje dhe raportim.

Murtezani dhe Altroge diskutuan edhe miratimin e ligjeve të reja për nëpunësit administrativë dhe punonjësit në sektorin publik, si dhe sfidat që dalin nga zbatimi i aktiviteteve të parapara nga Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë së RAP-it. U shkëmbyen edhe qëndrime rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me FIAP, me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare, avancimin e kapaciteteve të administratës publike dhe ndjekjen e praktikave më të mira në administratën publike.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights