Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ministri Sali priti në takim ambasadorin çek Jaroslav Ludva

1 min read

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali sot në kabinetin e tij ka pritur në takim pune, ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.

Nga kabineti i ministrit Sali informojnë se gjatë këtij takimi është biseduar për shkëmbimin e përvojave dhe sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në përballjen me pandeminë.

Ky është postimi i plotë i ministrit Sali:

Në atmosferë miqësore dhe konstruktive u zhvillua takimi i sotëm me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në përballjen me pandeminë. Së bashku ramë dakord që të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen, me theks në trajnimin e stafit mjekësor, si dhe ndihmën e mundshme nga donacionet nëse është e nevojshme. Falënderime për vizitën e Ambasadorit Ludva dhe besoj se këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke përmirësuar bashkëpunimin aktual në shëndetësi mes dy vendeve.