Tetë nxënës dhe një roje kanë vdekur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm në shkollën në Vraçar, konfirmoi MPB-ja e Serbisë të dhënat e portalit N1.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, të plagosur kanë mbetur gjashtë fëmijë dhe një mësues, të cilët aktualisht po kujdesen në Qendrën Urgjente në Tirsovë.
Një nxënës nga kjo shkollë K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, është gjetur dhe arrestuar në oborrin e shkollës, njofton MPB.
Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
Sipas informacioneve jozyrtare, i pari ka mbetur i plagosur roja, i cili ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.
“Gardi ynë i preferuar Dragan është vrarë. Fëmijët e donin, ashtu si gjithë ekipi”, thotë e tronditur nëna e një fëmije nga shkolla.
Sulmuesi Kosta Keçmanoviq ka marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe ka marrë vlerësime.
Vitin e kaluar ai fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë komunale. Mëngjesin e sotëm ai hyri në klasën e historisë, fillimisht plagosi mësuesin dhe më pas qëlloi shokët e tij.