Janë të paqarta reagimet e kryetarit të Komunës së Ohrit për ndërprerjen e punimeve në autostradën nga Podmolje në Ohër, reagon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Reagimi vjen pasi më herët gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Petsakov, u ankua se kjo po ndodh në fillim të sezonit turistik në qytet dhe se hyrja në Ohër është e bllokuar.
“Përkrahja nga pushteti qendror për komunën e Ohrit është e madhe, si asnjëherë më parë, dhe reagimet e kryetarit të komunës janë hipokrite dhe të papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për të njëjtin kryetar i cili vazhdimisht bën thirrje për përshpejtimin e punimeve në të njëjtën autostradë. Autostrada nga Kërçova deri në Ohër është duke u ndërtuar me vrullin e nevojshëm dhe nuk do të lejojmë pengimin nga askush që ta pengojë realizimin e këtij projekti”, kanë thënë Ministria.
Reagimi i Petsakov, sipas ministrisë, është i pakuptueshëm dhe vjen nga një kryetar komune nga partia politike që la kaos në të njëjtën autostradë dhe tani po luftojnë konvulsive që të mos ndërtohet ajo autostradë.
“Petsakov duhet të ketë parasysh se të gjitha problemet në këtë seksion me të cilat kemi hasur që nga koha kur VMRO-DPMNE ka udhëhequr qeverinë janë hequr. Me përpjekjet dhe qasjen e kësaj Qeverie u zgjidhën problemet më të mëdha dhe u zgjidhën mbi 3500 pengesa juridike pronësore mes shtetit dhe qytetarëve. Janë projektuar edhe kryqëzimet, janë ridizajnuar shpatet, kështu që sot ka progres në terren”, thonë nga Ministria.
Kur kryetari i komunës tashmë flet për mbështetje nga pushteti qendror, shton Ministria, duam ta informojmë se Qeveria përmes NPRRSH-së këtë vit do të fillojë edhe rehabilitimin e një pjese të rrugës nga Ohri në Sveti Naum, për të cilën shpresojmë sinqerisht. nuk do të jetë kundërshtar edhe për rikonstruksionin e kësaj rruge.