Mirlind Daku, i dëmtuar, por i pandalshëm! Fiton çmimin për golin më të bukur të muajit

Mirlind Daku vazhdon të mbajë vendin e tij si një nga lojtarët kyç të Rubin Kazanit në Premier Ligën ruse, edhe pse po kalon periudha e vështirë e dëmtimeve. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është shpallur lojtari i golit më të bukur për muajin mars nga organizatorët e kampionatit rus, falë dy golave të shënuar kundër Spartakut të Moskës.

Pavarësisht vuajtjeve fizike, Daku ka vazhduar të shkëlqejë. Ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në të cilën shënoi, dhe ka qenë katër herë futbollisti më i mirë i ndeshjeve këtë sezon. Për më tepër, edhe pse Ruby arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0 kundër Lokomotivës moskovite, Daku nuk ishte autor i golit, i cili u shënua nga Dardan Shabanhaxhaj, një tjetër lojtar me origjinë shqiptare nga Kosova.

Në këtë ndeshje, Shabanhaxhaj, i cili përfaqëson Austrinë, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa Daku e përqafoi fort dhe i kujtoi se ishte ai që e kishte parashikuar shënimin e tij. Daku dhe Shabanhaxhaj janë një tjetër shembull i suksesit të futbollistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights