Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Morata ka rënë dakord me Barcelonën

1 min read

Lojtari i Atletico Madridit i huazuar te Juventusi, Alvaro Morata, ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën. Ai do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore me klubin nga Camp Nou.

Në mënyrë që kjo marrëveshje të realizohet, Juventusi duhet të gjejë një zëvendësues për spanjollin. Kandidatët më seriozë janë Mauro Icardi dhe Pierre-Emerick Obameyang.

Morata u transferua te Juventus në shtator 2020. Atletico dhe Juve më pas ranë dakord për një huazim dy-vjeçar. Klubi nga Torino pagoi 20.000.000 euro për “jorganët”.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk është i kënaqur me formën e lojtarit të kombëtares spanjolle dhe tha se klubi nuk do ta blejë kontratën e tij me Atletico. Morata ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar shtatë gola.