Moti sot: Diell dhe temperatura të larta, pasdite reshje dhe bubullima në disa zona

Sot pritet një ditë me mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë në të gjithë vendin. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme gjatë orëve të paradites, duke arritur deri në 26 gradë Celsius në disa rajone.
Megjithatë, pasdite parashikohet jostabilitet atmosferik në disa zona, ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me bubullima. Lokalisht priten edhe kushte për stuhi afatshkurtra, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 26 gradë Celsius. Rekomandohet kujdes në orët e pasdites, sidomos në zonat ku mund të paraqiten reshje intensive dhe bubullima.