Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu

1 min read

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mot me diell dhe me erë të dobët deri mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.

Ditën e enjte do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë të rastësishme lokale.