Murati: Na kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit në të cilat duam maksimumin e pikëve

2 min read

Fitorja ndaj Tikveshit sigurisht do të zbukuronte festën e 30-të vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Ballistët”, mirëpo mbrojtësi Mevlan Murati insiston se dhurata e vërtetë për mbështetësit kuqezi do të ishte titulli kampion.

Dueli Shkëndija -Tikveshi luhet të dielën në Tetovë në orën 13:00.

….gjendja e ekipit….

Mevlan Murati: “Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, sepse kishim pauzë në kampionat që na dha shumë kohë për tu përgatitur. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit në të cilat duam maksimumin e pikëve, sepse dihen ambiciet tona. Por i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Besojmë ne fitore ndaj Tikveshit, duam rezultat pozitiv pasi kemi edhe festën e “Ballistëve”, duam t’ua zbukurojmë kremtimin me fitore dhe të festojmë së bashku“.

….ndjehet atmosfera festive e “Ballistëve”….

Mevlan Murati“Po patjetër, sepse është një festë e veçantë. “Ballistët” janë lojtari ynë i 12-të në çdo ndeshje, janë me ne si në vështirësi apo gëzime dhe do të mundohemi të japim maksimumin për ta zbukuruar këtë festë”.

…. fitorja dhuratë për “Ballistët”….

Mevlan Murati“Dhuratë për “Ballistët” më shumë do të jetë titulli kampion në fund të sezonit. Por është normale që ne në çdo ndeshje impenjohemi maksimalisht për të marrë tre pikët dhe besoj se do t’i arrijmë qëllimit që siç thash të festojmë së bashku me tifozët”.