Murtezani nga Qeveria e RMV-së: Politika është shërbim – 12 shqiptarë të avancuar për vetëm 10 muaj

Zëvendëssekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, ka prezantuar disa nga rezultatet e arritura gjatë 10 muajve të fundit në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, duke theksuar qasjen e re ndaj qytetarëve dhe përkushtimin për një administratë më të hapur dhe efikase.
—
“Politika është shërbim ndaj qytetarëve!” – me këtë mesazh, zëvendëssekretari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, ka përmbledhur përpjekjet e ekipit të tij në drejtim të ndryshimeve konkrete në shërbim të publikut.
Ai ka theksuar se për herë të parë në Qeveri, në një periudhë prej vetëm 10 muajsh:
Janë avancuar 12 punonjës shqiptarë, të cilët për vite të tëra kishin mbetur në të njëjtat pozita pa lëvizje;
Janë pritur mbi 850 qytetarë dhe palë, të cilët kanë pasur mundësinë të shprehin drejtpërdrejt nevojat dhe shqetësimet e tyre;
Është krijuar qasje e drejtpërdrejtë për qytetarët për të kërkuar shërbime të ndryshme pa barriera burokratike dhe autoritare si në të kaluarën;
Do të funksionojë një numër i hapur telefoni, nëpërmjet të cilit qytetarët do të mund të adresojnë kërkesat e tyre dhe të marrin përgjigje në afat rekord nga kabineti qeveritar.
Murtezani theksoi se këto ndryshime e dallojnë thelbësisht këtë qeverisje nga paraardhësit, duke nënvizuar:
“Ne jemi ndryshe, ndaj ia vlen!”