Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Musa Xhaferi për “Sloboden Pecat’: Nëse Grubi nuk jep dorëheqje apo Ahmeti nuk e zëvendëson, lufta në BDI do të përshkallëzohet

2 min read

“Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”, thotë ish-zëvendëskryeministri dhe një nga emrat më të njohur të “grupit të zjarrit”.

Ish-zëvendëskryeministri dhe një nga emrat më të spikatur të “grupit të zjarrit”, Musa Xhaferi, në një prononcim për “Sloboden Pecat” ka thënë sot se nëse zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë nuk japin dorëheqjen ose të zëvendësohet nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti, “lufta politike në BDI do të përshkallëzohet”.

“Nëse Artan Grubi të paktën dëgjon pakënaqësitë në parti nga ai, duhet të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike në BDI. Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”.