Myftinia e Tetovës gëzon fëmijët me pako bajrami

GËZIMI I FËMIJËVE ËSHTË GËZIMI YNË “Bëjuni dhurata fëmijëve dhe edukoni mirë ato.” — Hadith (Ibn Maxheh) Duke iu referuar këtij amaneti të lartë, Myftinia e Tetovës, nën udhëheqjen e Myftiut, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemailit, edhe këtë vit u përkujdes për të gëzuar ata që i gëzohen më së shumti festës së Bajramit, fëmijët e shkollave të ndryshme me gjithësej 1050 pako bajrami të shpërndara në shkolla të ndryshme.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tij: Hoxhë Nuhi ef. Ganiu, sekretari e Myftinisë Semir ef. Fazliji, referenti Muhamed ef. Berzati, si dhe drejtori i Standartit Hallall në BFI, Driton Dikena dhe imami i fshatit Kallnik, hfz. Omer ef. Dauti. Dhuratat e parapara për festën e Bajramit u shpërndanë në disa shkolla, në prani të drejtorëve, mësuesve të cilët ngrohtësisht pritën këtë aktivitet, si dhe hoxhallarëve të fshatrave dhe zonave përkatëse. Ky aktivitet u realizua me pjesëmarrjen e imamëve dhe operativës së Myftinisë. Nxënësit e shkollave të përfshira këtë vit:

  • Liria (paralelja e fëmijëve me nevoja të veçanta)
  • Istigbal
  • Sellarcë
  • Kallnik dhe Pallçisht
  • Tenovë
  • Odri
  • Jazhincë
  • Klinika e Pediatrisë – Tetovë
  • Çerdhja te Stadiumi
  • Brodeci Allahu i shpërbleftë donatorët që u bënë pjesë e gëzimit të fëmijëve dhe mundësuan realizimin e këtij aktiviteti fisnik. nje titull

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights