MYFTINIA E TETOVËS MERR PJESË NË DEBATIN E HAPUR PËR EMËRTIMIN E RRUGËVE

BFI – Myftinia e Tetovës, me ftesë të Komunës së Tetovës, mori pjesë në debatin e parë publik për emërtimin e rrugëve të qytetit.

Në këtë debat, Myftinia u përfaqësua nga referenti Muhamed ef. Berzati dhe sekretari Semir ef. Fazliji.

Në një atmosferë transparente dhe me kulturë të lartë diskutimi, ndër shumë propozime gjithëpërfshirëse që u dhanë nga të pranishmit, duke marrë parasysh shtresat që kanë përfaqësuar fenë dhe atdheun, Myftinia e Tetovës kishte fjalën dhe mundësinë e saj.

Propozimet e Myftinisë së Tetovës për emërtimin e rrugëve ishin si vijon:

1.Medreseja “Isa Beu”

2.Molla Garip ef. Beadini

3.Hafëz Elmaz ef. Qamili

4.Molla Mahmud ef. Asllani

5.Xhamia e Pashës

6.Arabati Baba

7.Rexhep Voka

8.Ali ef. Metushehu

  1. Molla Xhemil ef.Jusufi

10.Molla Rafiz ef.Hoxha

11 Hafëz Selman ef.Selmani

12.Hafëz Abdullah ef.Abdullai

Debati do të vazhdojë edhe me tre seanca të tjera, me qëllim që të përfshihen sa më mirë interesat e të gjitha shtresave shoqërore.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights