MYFTINIA E TETOVËS NË KOORDINIM ME MPB-NË PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Sot, më 03 Qershor 2025, në Myftininë e Tetovës u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së dhe operativës së Myftinisë. Sekretari i Myftinisë Semir ef. Fazliji, referenti Muhamed ef. Berzati dhe arkëtari Rexhep ef. Veseli pritën z. Mernush Ferati nga SPB-Tetovë, si dhe z. Berat Abduli.
Takimi kishte për qëllim koordinimin e masave për mbarëvajtjen e faljes së namazit të Bajramit dhe shpërndarjes së kurbanëve gjatë festës.
