Myftinia e Tetovës sqaron opinionin mbi qiradhënien e objekteve dhe akuzat e Qani Nesimit

I N F O R M I M – SQARIM PËR OPINIONIN

Të nderuar kolegë hoxhallarë dhe besimtarë të Tetovës,

Dëshirojmë t’ju informojmë për shpifjet dhe trillimet e uzurpatorit të Myftinisë, Qani Nesimi, një person që nuk ka respekt për Vakëfin – amanet i All-llahut Fuqiplotë – dhe aq më pak për besimtarët e Tetovës. Akuzat e tij të pabaza ndaj të punësuarit të Myftinisë, referentit Muhamed ef. Berzati, duke përdorur fjalë të rënda dhe të padenja, janë të papranueshme.

Duhet theksuar se lokalet në Objektin e Shërbimeve Fetare dhe Sociale, përfshirë restorantin Horizonti, kanë qenë deri tani me qira (me marrëveshje që pagesat të shkojnë në llogarinë e BFI-së), megjithatë, asnjë denarë nuk ka hyrë në atë llogari (se ku kanë shkuar paratë, një Zot e di). Për shkak të keqpërdorimeve të mëparshme, Myftinia e Tetovës ka vendosur që këto lokale t’i japë sërish me qira me kontrata të reja. Sot, qiramarrësi i ri është paraqitur në vendin e punës dhe është penguar nga uzurpatorët. Muhamed ef. Berzati ka asistuar qiramarrësin e ri në ushtrimin e të drejtave të tij.

Ju bëjmë thirrje të gjithë hoxhallarëve dhe besimtarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të ish-myftiut Qani Nesimi, i cili ka treguar se nuk i intereson Vakëfi apo amaneti fetar (mjafton si fakt keqpërdorimi i kontributeve pensionale të hoxhallarëve), interes i vetem i uzurpatorit, janë ambiciet e tij personale.

Ps. Kontratën e re të qiramarësit e keni më poshtë.

Me respekt,

Zyra për informim, Myftinia e Tetovës

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights