Myftinia e Tetovës vazhdon vizitat e Ramazanit, ndalesa e radhës në Xhaminë Muharemçe

Në kuadër të vizitave të përhershme gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, operativa e Myftinisë së Tetovës, e udhëhequr nga Myftiu, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, mbrëmë qëndroi për faljen e namazit të teravisë në Xhaminë Muharemçe. Delegacioni i Myftinisë u prit me respekt dhe mikpritje nga hoxha i nderuar Junus ef. Tairi, xhemati dhe këshilli i xhamisë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Xhemaili theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit si periudhë e adhurimit, reflektimit dhe afrimit me Zotin. Ai shprehu mirënjohjen për përkushtimin e komunitetit në kultivimin e vlerave fetare dhe ruajtjen e traditave islame. Një mesazh i veçantë iu kushtua solidaritetit dhe bashkëpunimit mes besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ndaj njëri-tjetrit gjatë këtij muaji të mëshirës dhe begatisë.

Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të Myftinisë së Tetovës gjatë Ramazanit, duke forcuar lidhjen mes besimtarëve dhe udhëheqësve fetarë. Përmes këtyre takimeve, përcillet mesazhi i paqes, devotshmërisë dhe unitetit brenda komunitetit.

Nderime për respektin e treguar, Zoti na pranoftë adhurimet!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights