Myftiu Selver Xhemaili: Medreseja është fanar drite, ndihmat administrohen me përgjegjësi

Myftinia e Tetovës, nën udhëheqjen e Myftiut Dr. Hfz. Selver Xhemaili, ka shprehur mirënjohjen më të sinqertë ndaj të gjithë hoxhallarëve, këshilltarëve të xhamive dhe besimtarëve për kontributin e vazhdueshëm që japin përmes Zekatit dhe Sadakatul Fitrit, në përkrahje të Medresesë “Isa Beu”.

Në një mesazh publik, Myftiu Xhemaili theksoi se këto dhurime janë dëshmi e dashurisë së madhe të komunitetit për diturinë, edukimin islam dhe për të ardhmen fetare e kombëtare të vendit. Ai u lut që Allahu t’i shpërblejë të gjithë kontribuesit me të mira të pafundme dhe e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në përkrahje të vlerave të fesë, moralit dhe dijes.

Po ashtu, Myftinia ka garantuar se mjetet e grumbulluara administrohen me transparencë të plotë dhe përkushtim të lartë, duke vënë interesin e nxënësve dhe të institucionit arsimor në qendër të çdo vendimi. Kjo qasje, sipas saj, ka bërë që Medreseja të mbetet një fanar drite për brezat që vijnë.

Myftiu përmbylli mesazhin me një lutje për të gjithë ata që japin ndihmën e tyre, duke falënderuar nga zemra për besimin dhe ndihmën e dhënë, si dhe duke u uruar të mira të shumta dhe hapa të lehtësuar në rrugën e hajrit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights