Natyra me dëborën e ngelur në Malin Sharr pikturon njeriun me plis të bardhë
1 min read
Janë të shumtë njerëz të cilët ngjiten majave të Malit Sharr për ti parë bukurit nga afër që ofron kjo zonë e mrekullueshme.
I tillë është rasti i Buhar Ramadanit i cili në një ndër ngjitjet tija të zakonshme shpateve të Sharrit fotografon me raste peizazhe të bukura dhe një ndër to që i ka rënë në sy pasi i ka kontrolluar në sy është edhe kjo fotografi e cila është zbukuruar nga bora dhe ka marrë pamjen e një njeriu edhe atë me plis të bardhë, transmeton KohaNews.
Zaten përkundër tentimeve të shtrembërimit të historisë nga të ashtuquajtur fqinjë tanë sonë vetë natyra na kujton se ne jemi autoktonë në këto troje.