Home / Bota / Ndihmoi familjen shqiptare, shikoni çfarë po ndodh në Zvicër me Mehmedin

Ndihmoi familjen shqiptare, shikoni çfarë po ndodh në Zvicër me Mehmedin

Admir Mehmedi nuk e harron të kaluarën e tij. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia që luan me përfaqësuesen zvicerane ka treguar se ka edhe një zemër të “artë”.

Loading...

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja zvicerane “Blick”,Mehmedi ka vendosur të ndërtojë një shtëpi për t’ia dhuruar një familjeje të varfër në Padalisht, një qytet i vogël ku ka jetuar babai i tij deri në vitin 1983.

Sipas “Blick”, Mehmedi, nëpërmjet babait të tij njohu familjen Mustafi, që ishte në vështirësi të mëdhaekonomike. Familja përbëhej nga 6 persona që jetonin në një dhomë për të fjetur në 2 krevatë, ndërkohë që banesa nuk kishte as kuzhinë e as banjë.

“Kam ndier një të therur në zemër, bora binte brenda shtëpisë. E dini se të ndërtosh një shtëpi nuk është aspak ekonomike. Por unë jam me fat për atë që kam dhe dua që edhe të tjerët të jenë mirë”, ka deklaruar Mehmedi, i cili është njohur me familjen Mustavi, e detyruar të jetojë pa kuzhinë dhe banjë, me vetëm dy krevate në dispozicion.

Loading...