Ndryshimi i rregullave në përzgjedhjen për “Topin e Artë”
2 min read
Dhënia e “ Topit të Artë ” (çmimi për futbollistin më të mirë të vitit) do të bëhet sipas rregullave të reja në të ardhmen.
Arsyeja kryesore është se deri më tani janë vëzhguar pjesa e dytë e sezonit dhe pjesa e parë e sezonit të ardhshëm.
Ndryshimi i dytë është se deri më tani kanë votuar gazetarë nga 170 vende anëtare të FIFA-s dhe tani e tutje vetëm ata që janë në 100 vendet e para do të mund ta bëjnë këtë gjë që do të parandalojë që rezultatet të ndikohen nga gazetarët e atyre vendeve që nuk kanë një traditë futbolli, si dhe ato që nuk kanë as akses në ndeshje.
Ndryshimi i tretë i rëndësishëm është se nuk janë më të rëndësishme trofetë që ka fituar ose jo një lojtar, por vetëm lojërat e tij individuale.
Shkak i këtyre ndryshimeve dyshohet se ka qenë çmimi i vitit të kaluar, kur sipas shumë njerëzve Leo Messi e mori në mënyrë të pajustifikuar “Topin e Artë”. Ai pritej t’i përkiste Robert Lewandowskit, i cili u shpall sulmuesi më i mirë për ngushëllim.
You must be logged in to post a comment.