Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Në Bullgari dhe Greqi, mësimi online në shkolla për shkak të rritjes së numrit të rasteve omicron

1 min read

Disa nga nxënësit në Sofje, Burgas dhe Blagoevgrad nga sot do të studiojnë online. Nxënësit e klasave 5, 6, 8, 9 dhe 11 në Sofje dhe Burgas do të studiojnë online për një javë nga 24 janari, për shkak të përhapjes së variantit omikron të koronavirusit në Bullgari.

Mësimi do të mbahet nga distanca për të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të në rrethin e Blagoevgradit, njoftoi Ministria bullgare e Arsimit. Korrespondenti i MIA-s nga Sofja njofton se ministri i Arsimit dhe Shkencës i vendit, Nikollaj Denkov, ka lëshuar urdhër për organizimin e kurseve online me kërkesë të inspektorateve rajonale shëndetësore në tre qarqet e Bullgarisë.

Nxënësit e tjerë do të qëndrojnë në shkollë nëse kanë një “çertifikatë jeshile” ose testohen një herë në javë. Për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën mësimi do të jetë me prezencë sepse atëherë ndërtohen shprehitë për mësimin dhe marrjen e njohurive bazë. Për klasën e 7-të, të 10-të dhe të 12-të, vijnë provime të rëndësishme për vlerësimin e jashtëm kombëtar dhe maturën.