Në fshatin Vicë u vu në përdorim objekti i ri i vakëfit.

Në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe solemnitet, banorët e fshatit Vicë u mblodhën për të shënuar inaugurimin e objektit të ri të vakëfit-Mektebit.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të Myftinisë së Tetovës në krye me Myftiun Dr. Hfz. Selver Xhemaili, afarist, donator, autoritetet vendore dhe shumë banotë të Fshatit Vicë të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për këtë investim të rëndësishëm.
Ky objekt, i cili u ndërtua me mbështetjen e dashamirëve dhe donatorëve të fshatit Vicë, ishte shumë i nevojshëm dhe paraqet një investim shumë të qëlluar për banorë e këtij fshati.
Fillimisht toka/parcella është blerë nga Gafur Hasani dhe është bërë Vakuf.
Pastaj objekti i Mektebit është ndërtuar nga vëllezërit: Daim Ramani, Rahim Ramani, Emin Ramani, Jumni Ramani, Avni Ramani.
Objekti (200 m2) përbëhet nga salla për manifestime të ndryshme fetare, klasa e nxënësve të mektebit, një zyrë dhe pjesa sanitarisë. I tërë projekti ka kushtuar mbi 150.000 Euro.
Në fund të programit për vakufdhuruesit, donatorët dhe kontribuesit nga ana e Myftinisë dhe Këshillit të Xhamisë së fshatit Vicë u ndanë mirënjohje.
Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje dhe falenderime për të gjithë kontribuesit duke e lutur Allahun Madhëriplotë që t’i shpërblejë dhe t’i begatojë me të mirat e Tij.
Falenderime të veçanta për: Mahir Jashari, Gafur Hasani, Daim Ramani, Rahim Ramani, Emin Ramani, Jumni Ramani, Avni Ramani, Hazbi Ibrahimi, Imran Hasani, Ismen Rexhepi, Sherafedin Hajdari.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights