Dita e sotme do të mbahet mend si një ditë në të cilën është shënuar një sukses i përbashkët në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në shkollën tuaj. Për herë të parë, kjo shkollë do të pajiset me sallë sportive dhe kushte moderne për realizimin e orëve mësimore në lëndën e sportit dhe aktiviteteve sportive. Investimi në këtë sallë arrin vlerën pothuajse 39 milionë denarë dhe e njëjta është e pajisur me të gjitha rekuizitat e nevojshme për më shumë sporte.
I përgëzoj të gjithë nxënësit dhe qytetarët e këtij rajoni për sallën e re sportive prej ku pres që në të ardhmen të dalin shumë sportistë të suksesshëm në nivel ndërkombëtarë.