Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Në mes të emisionit, Bora Zemani merr një dhuratë të veçantë

1 min read

Në emisionin e dashurisë – “Për’puthen” dy puntatat e fundit kanë qenë pjesërisht të dedikuar festës së gruas.

Gjatë ditës së djeshme, moderatorja e programit Bora Zemani ishte pikërisht ajo e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme.

Konkurrentja nga Kosova, Laureta Zyba, kishte vendosur t’i bëjë Borës një dhuratë të veçantë.

Ajo i shkroi një dedikim moderatores duke e uruar për 8 marsin, e duke i thënë se ishte një frymëzim dhe motivim për të qenë një nënë e shkëlqyer.

“Dua të thëm se je një femër me karakter shumë të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne se si të mbrojmë veten, si mund t’ia dalim edhe ne. Shpresoj që edhe unë një ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa ç’je dhe ti

Urime 8 marsin e bukura Bora!”- shkruhej në dhuratën e Lauretës.

Teksa studioja u mbush me duartrokitje, Bora Zemani e falenderoi konkurrenten për dedikimin e bukur dhe të papritur.