Në Ministrinë e Financave pritet të mbahet një takim me importuesit e mjeteve motorike pas njoftimit për rritje të taksës për importin e makinave.

Rritja e taksës për një pjesë të automjeteve është paraparë me ndryshimet në Dekretin për mënyrën e llogaritjes së taksës për mjetet motorike, i cili është përgatitur në kuadër të projektit me Bankën Botërore për përmirësimin e taksimit të mjeteve motorike.

Importuesit e automjeteve thonë se kjo do të ndikojë në funksionimin e tyre dhe kërkesën për makina, e cila është ulur pas disa krizave globale.

By vull