Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Në Tetovë SHOQËRIA “LËVIZJA“ bëri shpalosjen e Pllakës në nderim të familjes Sherifi

1 min read

Në praninë e dhjetëra aktivistëve dhe atdhetarëve nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia Shqiptare, u bë shpalosja e Pllakës, e dizajnuar nga Adnan Asllani, për të nderuar Familjen Sherifi, respektivisht, Rustem Sherifin – post mortem dhe Hanife Sherifin, shtëpia e të cilëve nga viti 1981 deri në vitin 2001, ishte në funksion të çlirimit kombëtar dhe vatër e veprimtarisë politike e ushtarake të LPK-së dhe UÇK-së.

Në këtë ngjarje të shënuar kombëtare, të cilën e moderoi aktivisti i kësaj Lëvizje, Fatmir Arifi, me një fjalë rasti,u paraqitën Hulusi Beqiri, kryetar i Shoqërisë LËVIZJA në Maqedoninë Shqiptare, Fazli Veliu, kryetar historik i LPK-së, ndërsa me një historik të shkurtër për familjen u paraqit Bajrush Xhemajli.

Në këtë ngjarje të shënuar ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, i cili i falënderoi dhe përshëndeti të pranishmit për kontributin e dhënë për lirinë kombëtare.

Shoqëria LËVIZJA, nënës Hanife Sherifi, në shenjë falënderimi dhe nderimi i ndau mirënjohje.

Në emër të familjes, të pranishmit dhe Shoqërinë LËVIZJA i përshëndeti Bilall Sherifi.