NË UNT U REALIZUA ME SUKSES BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR NË FUSHËN E PSIKOLOGJISË ARSIMORE

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup është realizuar me sukses pritja e një delegacioni të mësimdhënësve nga Bullgaria, në kuadër të një projekti të iniciuar dhe zbatuar nga Shoqata e Psikologëve të Bullgarisë.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin një cikël ligjëratash të mbajtura nga ligjërues të Universitetit tonë, të cilat trajtuan tema aktuale dhe relevante në fushën e psikologjisë arsimore. Ky aktivitet synoi rritjen e kapaciteteve profesionale dhe nxitjen e dialogut ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe psikologjisë.
Realizimi i vizitës u udhëhoq nga koordinatorja e Departamentit të Psikologjisë, Doc.dr. Nita Beluli Luma, në bashkëpunim me Doc.dr. Vladimir Kitanovski, pjesë e projektit Erasmus+.
Trajnuesit e programit ishin: Prof.Inor.dr. Mirlinda Billali, Doc.dr. Elisabeta Bajrami Ollogu dhe Doc.dr. Nita Beluli Luma. Programi trajnues u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit nga dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Inor.dr. Diturije Ismaili.
Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve tona dhe kontribuon në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe të praktikave bashkëkohore në fushën e arsimit dhe psikologjisë.