Në vitin e kaluar u regjistruan 1.260.425 turistë në Maqedoni

Në vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 1.260.425 turistë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikës të Maqedonisë (DZS). Numri i turistëve vitin e kaluar u rrit me 91.695 krahasuar me vitin 2023.

Aktiviteti turistik arriti kulmin në muajin gusht, me 232.576 vizitorë, duke e bërë këtë muaj më të ngarkuarin. Nga ana tjetër, numri më i vogël i turistëve u regjistrua në shkurt – 44.224.

Nga numri total, 830.179 ishin vizitorë të huaj, ndërsa 430.246 ishin turistë vendas.

Në vitin 2024, turistët më të shumtë nga jashtë në Maqedoni erdhën nga Turqia (284.406), pasuar nga Serbia (72.338) dhe Greqia (39.240).

Shkupi ishte destinacioni më i popullarizuar për turistët e huaj, pasuar nga pushimoret bregdetare dhe vende të tjera, ndërsa rajonet malore gjithashtu tërhoqën interes. Lokacionet SPA kishin numrin më të vogël të vizitorëve.

Turistët vendas vizituan më shumë destinacionet bregdetare, pasuar nga vendet malore, Shkupi dhe vende të tjera, ndërsa vendet SPA kishin gjithashtu numrin më të vogël të vizitorëve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights