Nesër parashikojmë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, kurse maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Dita e nesërme dhe e martë do të jetë e freskët paradite, ndërsa gjatë ditës me periudha me diell dhe sërish relativisht e ngrohtë për këtë pjesë të vitit, të mërkurën do të mbajë vranësira e përcjellë me reshje të dobëta deri në mesatare shiu. Më pas në fund të javës së punës temperaturat do të jenë 2 deri në 5 gradë më të ulëta se në fillim të javës.

By vull