Nesër në Shkup starton shërbimi për ndarjen e automjeteve – Car Sharing

Nesër në Shkup do të bëhet promovimi zyrtar i konceptit më të ri për ndarjen e automjeteve – Car Sharing, si pjesë e përpjekjeve për transport të qëndrueshëm urban dhe zvogëlim të ndotjes.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Izet Mexhiti, dhe Ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska.
Ministrat në orën 11.30 minuta do të arrijnë para Qeverisë me automjetin e parë elektrik të Avant2Go Car-Sharing – Maqedoni, duke e shënuar kështu fillimin zyrtar të këtij shërbimi të ri për përdorim të automjeteve sipas nevojës.
Car Sharing paraqet një model modern të përdorimit të automjeteve elektrike përmes një aplikacioni mobil, duke ofruar një zgjidhje fleksibile, të qasshme dhe ekologjike për lëvizjen në qytet.