Kufijtë për shtetasit maqedonas me Greqinë në Dojran dhe Bogorodica do të hapen më 14 maj, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Kufijtë me Greqinë janë mbyllur që prej 16 Marsit të vitit të kaluar për shkak të pandemisë Covid. Filipce tha se ka komunikim të shpeshtë me Ministrin Grek të Shëndetësisë dhe këtë mëngjes bisedoi me Ministrin e Turizmit.
“Lidhur me masat, ai më informoi se ata planifikojnë të hapin dy kufijtë më 14 maj për qytetarët e Maqedonisë në Dojran dhe Evzoni. Sidoqoftë, do të jetë e detyrueshme të tregohet një certifikatë vaksinimi ose një test negativ PCR. E mora si detyrim, të shoh se cilat do të jenë certifikatat tona të vaksinimit me kodet e nevojshme dhe listën e laboratorëve të autorizuar që mund të japin një test PCR”, njoftoi Filipce sot para poliklinikës “Jane Sandanski”.
Ministri shtoi se shpreson që të mos ndodhë asgjë drastike e cila do të përkeqësojë situatën epidemiologjike në të dy vendet dhe që tani për tani të qëndrojmë në këtë njoftim nga Greqia.