Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Nga historia e fshehur dhe falsifikuar e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni - Koha News
Nga historia e fshehur dhe falsifikuar e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni 1

Një nga figurat kryesore të Lëvizjes revolucionare, të luftës për liri nga sundimet e huaja dhe për autonomi të Maqedonisë, Dame Gruevi, dhe jo vetëm, ka qenë me prejardhje nga një familje e njohur shqiptare ortodokse me tradita atdhetare, e shpërnguluar nga krahina e Rekës së Dibrës në katundin Smillovë të Manastirit.

ASKUJT NUK DUHET T’I PENGOJË PREJARDHJA SHQIPTARE E DAME GRUEVIT

E para, askush nuk mund ta mohojë se Dame Gruevi ka lindur në katundin Smillovë, të themeluar në Mesjetë nga banorët e ardhur shqiptarë ortodoksë nga Reka e Dibrës.

E dyta, askush nuk mund ta mohojë se Dame Gruevi, pavarësisht nga shkollimi i tij jashtë vendit, Selanik, Beograd dhe Sofje, se ka luftuar për lirinë e Maqedonisë dhe kundër propagandave të huaja, serbe, greke dhe bullgare për Maqedoninë dhe banorët e saj, që janë përpjekur gjithmonë për krijimin e shtetit të tyre autonom dhe identitetit të veçantë të popullit vendës të Maqedonisë, në radhë të parë të shqiptarëve ortodoksë, vllahëve dhe banorëve të tjerë me prejardhje sllave dhe josllave.

E treta, askush nuk mund të dyshojë për arsyen pse dy nga revolucionarët më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare të Maqedonisë, Dame Gruevi dhe Goce Dellçevi, u zgjodhën si figurat qendrore të historisë së këtij vendi, duke i përjetësuar me monumente në pjesën qendrore në sheshin e Shkupit, kryeqyteti i Maqedonisë Veriore të sotme, të vendosura më 2010, në kuadër të projektit më kontrovers dhe të përfolur “Shkupi 2014”, ndërsa monumentet e këtyre dy revolucionarëve të zëvendësojnë në vendin e njëjtë dy figurat e mëdha të historisë serbe, të mbretit Pjetri I dhe të birit, mbretit Aleksandri I Karagjorgjeviç, më 1937, pët të cilët vetë studiuesit serbë gjatë kohës së fundit kanë sjellë dëshmi se kanë qenë me prejardhje shqiptare, nga fisi i njohur Kelmendi.

E katërta, njëra ndër të panjohurat, kontroversat dhe dyshimet më të mëdha rreth figurës së Dame Gruevit është edhe projekti i pushtetit të Maqedonisë, për përjetësimin e emrit dhe figurës së tij me themelimin e Universitetit “Damjan Gruev” me seli në Shkup (bashkë me themelimin e Universitetit “Nënë Tereza”).
* * *

Nga biografia e shkurtë e Dame Gruevit

Damjan Ivan Gruev, i njohur me emrin e shkurtë vetëm si Dame Gruev, u lind në katundin Smillovë, më 19 janar 1871, u vra në pritë më 23 dhjetor 1906, në Rusinovë, katund në qytetin e sotëm Berovë, në kufi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore.

Dame Gruevi njihet ndër revolucionarët më të mëdhenj të Maqedonisë, themelues dhe njëri ndër anëtarët më të shquar të Organizatës revolucionare maqedonase. Nderohet nga popullsia vendëse si Apostull dhe simbol i ndërgjegjes revolucionare për Maqedoninë e pavarur nga ndikimet e jashtme, serbe, greke dhe bullgare.

U lind në katundin Smillovë, rrethina e Manastirit, atëkohë Perandoria Osmane, tani Republika e Maqedonisë Veriore, nga prindërit Ivani dhe Tule, njëra nga familjet e hershme që e krijuar katundin Smillovë në Mesjetën e vonshme nga banorët shqiptarë ortodoksë të ardhur nga katundet e Rekës së Dibrës, të shpërngulur për shkak të zullumit dhe terrorit nga pushteti osman mbi viset e të parëve të tyre në Rekë të Epërme.

Shkollimin e filloi në katundin e tij të lindjes, në Smillevë, kurse e vazhdoi në Resnjë, Manastir, Selanik, Beograd dhe Sofje, ku studioi historinë në Shkollën e Lartë. Në Gjimnazin ekzarkisë Shën Kirili dhe Metodi, në Selanik, më 1887- 1888, ku morri pjesë edhe në revoltën e nxënëseve nga Maqedonia kundër propagandës bullgare ndaj Maqedonisë, me kërkesë për futjen në mësim të gjuhës së folur popullore të banorëve të Maqedonisë, ndërsa në Gjimnazin e Beogradit morri pjesë si organizator i revoltës së nxënësve nga Maqedonia kundër propagandës serbe ndaj Maqedonisë. Në Universitetin e Sofjes e formoi Shoqërinë e studentëve nga Maqedonia, e cila kishte për qëllim lirimin e Maqedonisë nga sundimi osman.

Për shkak të vrasjes së ministrit bullgar të financave, Bellçev, Shoqëria e studentëve nga Maqedonia e pushoi aktivitetin e saj, ndërsa Dame Gruevi u largua në vendlindjen e tij në Maqedoni, ku e vazhdoi veprimtarinë revolucionare.

Dame Gruevi njihet si themelues dhe njëri nga udhëheqësit kryesorë i Organizatës revolucionare të Maqedonisë (OBRM), më 23 tetor 1893, në Selanik, si iniciator dhe organizator i Kongresit më të njohur “historik” të kësaj organizate, Kongresi i Smillovës (vendlindja e tij), i mbajtur me qëllim të fillimit të kryengritjes së armatosur kundër sundimit osman, më 2-7 maj 1903.

Dame Gruevi njihet si frymëzues dhe mbështetës kryesor i idesë për kryengritjen e armatosur, të njohur si epopeja e Ilindenit dhe tentimin për krijimin e shtetit autonom të Maqedonisë (të njohur nga historiografia e mëvonshme si Republika e Krushevës), përkundër Goce Dellçevit, i cili ka qenë kundër kësaj kryengritje të paorganizuar mirë dhe jo në kohë të duhur, për çka edhe mendohet se është likuiduar, që në muajin maj, disa muaj para fillimit të kësaj kryengritje, ndërsa nga disa studiues të sotëm mendohet se Dame Gruevi ka qenë shkaktari kryesor për këtë vrasje, duke e cilësuar si agjent të huaj dhe fajtor për likuidimin e Goce Dellçevit.

Nga një rast i njohur për marrjen peng të Dame Gruevit nga çetat e armatosura serbe të hedhura në terrenin e Maqedonisë gjatë saj periudhe, hiqet dyshimi ndaj Dame Gruevit si bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe, ndërsa për dyshime të tjera sigurisht se do të shpaloset një ditë e vërteta e plotë.

Sidoqoftë, idealet për të cilat ka punuar dhe luftuar Dame Gruevi, me të mirat dhe dobësitë, nuk mund ta zbehin figurën e tij në nivel mohimi dhe anateme të skajshme.

Poshtëshënim: fotografitë për ilustrimin e temës janë zgjedhur me qëllim nga burimet serbe dhe bullgare, që e vërtetonë katërcipërisht të vërtetën e fshehur dhe falsifikuar deri më sot, siç shpjegohet në këtë shkrim.

(30 janar 2021)

By vull