Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,87 % në raport me vendimin e datës 01.04.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 0,680 denarë për kilogram.
Nga data 08.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 41,025 (denarë/kilogram)