Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Nga nesër, afishet e regjistrimit janë të detyrueshme për veturat në Kosovë - Koha News
Nga nesër, afishet e regjistrimit janë të detyrueshme për veturat në Kosovë 1

Nga nesër, më 16 mars, asnjë veturë në Kosovë e regjistruar në sistemin e Kosovës nuk duhet të qarkullojë pa afishe regjistrimi, ka konfirmuar Byroja Kosovare e Sigurimeve, transmeton Radio Kontakt plus.

Afishet vërtetojnë se mjeti ka përfunduar procesin e regjistrimit dhe është i siguruar.

Aplikimi i afisheve në sistemin e Kosovës ka filluar në mars të vitit të kaluar dhe procesi është mbështetur plotësisht financiarisht nga kompanitë kosovare të sigurimeve.

“Vitin e parë afishe ishte e kuqe, sivjet ishte e gjelbër dhe nga nesër asnjë automjet në rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa afishe”, ka thënë drejtori i Byrosë, Sami Mazreku, përcjell Kosova Online .

Sipas tij, pritet që ky projekt të zvogëlojë edhe më shumë numrin e veturave të paregjistruara në Kosovë.

Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk ka specifikuar nëse vozitësit do t’i bartin pasojat dhe cilat do të jenë nëse drejtojnë një automjet që nuk ka afishe regjistrimi.

By vull