Kompania zvicerane Destinus po zhvillon një avion pasagjerësh me hidrogjen që do të reduktojë kohën e fluturimit midis Evropës dhe Australisë në vetëm 4 orë.
Kompanitë, qendrat e teknologjisë dhe universitetet spanjolle po punojnë për projektin prej 12 milionë eurosh dhe Destinus po bashkëpunon gjithashtu me prodhuesin spanjoll të motorëve ITP Aero për të ndërtuar një strukturë testimi të motorit me hidrogjen. Qeveria spanjolle do të financojë ndërtimin e një impianti testues pranë Madridit, ndërsa një tjetër projekt me vlerë 15 milionë euro do të fokusohet në përdorimin e hidrogjenit të lëngshëm.
Destinus pretendon se teknologjia e tij do të lejojë që një fluturim nga Frankfurti në Sidnei të zgjasë vetëm 4 orë 15 minuta dhe një fluturim nga Frankfurt në Shanghai vetëm 2 orë 45 minuta. Projekti është pjesë e përpjekjeve të Spanjës për të qenë i pari në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve me bazë hidrogjeni për transport në zona të ndryshme.