Një gjerman u gjobit me 5000 euro pasi kishte drejtuar gishtin e mesit në një radar
1 min read
Një gjykatë në Passau, Bavaria e Poshtme, Gjermani, gjobiti një shofer me 5000 euro për shkak se kishte drejtuar gishtin e mesit në imazhin e radarit për shpejtësi.
Punonjësit e policisë, të cilët ndodheshin në mjetin me radar, kanë bërë kallëzim për fyerje ndaj autoriteteve shtetërore. Hetimi ndaj 53-vjeçarit ka zgjatur nëntë muaj dhe më pas ka nisur procesi gjyqësor.
Më pas i pandehuri bëri ankesë, më pas u tërhoq dhe pranoi dënimin për fyerje të autoriteteve shtetërore në dy raste.
Ai i ka shkruar edhe një letër policisë ku kërkonte falje, ndërsa policia në një deklaratë tha se dënimi mund të ishte më i lartë.
Fyerja me dashje ndaj organeve shtetërore dënohet me burgim deri në një vit.